Insajderi
Lajme

Shefi i EULEX viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

Insajderi
12 November 2025 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shefi i EULEX viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit u diskutua për arritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve, transmeton Klan Kosova.

Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.

Pas takimit, Dibrani dhe Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera.

“Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet ShKK-së dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit,” thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark