Insajderi
Lajme

Shefi i ri i Këshillit Evropian pret liderët e Ballkanit Perëndimor

Insajderi
03 December 2024 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shefi i ri i Këshillit Evropian pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  do të jetë  gjatë ditës së sotme në Bruksel. Kjo vizitë në Bruksel vjen me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kurti sot pritet të takohet edhe me Presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 16:00. Ndërsa nga ora 19:00 ai do të pres për takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në ora 20:00, sipas agjendës do të zhvillohet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq pak më parë tha se e pret një ditë e vështirë, pasi do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e sapoemëruar të BE-së.

Takimi me të planifikohet në orën 18:00.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark