×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i UNMIK-ut: Polarizimi politik pengon progresin e Kosovës

    Insajderi
    01 March 2016 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polarizimi i skenës politikë në vend ka penguar progresin në Kosovë, me gjithë përpjekjet e konsiderueshme nga ana e Qeverisë për të ndjekur agjendën ambicioze të reformave.

    Kështu ka thënë shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në raportimin e tij për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    “Ekstremet e dallimeve politike kanë shkel normat themelore demokratike. Si shembull i kësaj ka qenë përdorimi i vazhdueshëm i dhunës nga opozita për të penguar Kuvendin e Kosovës, por edhe institucionet tjera qeveritare”, ka thënë ai.

    Por, Tanin ka përmendur edhe disa arritje të shënuara gjatë kësaj kohë.  Ai ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi si dhe përparimin që është bërë për themelimin e gjykatës speciale.

    Në emër të Kosovës ka folur edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark