Insajderi
Botë

Shefi i ushtrisë së Libisë vdes në një aksident ajror në Turqi

Insajderi
24 December 2025 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shefi i ushtrisë së Libisë vdes në një aksident ajror në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i ushtrisë libiane ka vdekur në një aksident ajror në Turqi, tha kryeministri i Libisë.

Gjenerali Mohammed Ali Ahmed al-Haddad ishte në bordin e një avioni Falcon 50 që fluturonte nga kryeqyteti turk, Ankara, të martën në mbrëmje. Ai u vra së bashku me katër zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se sinjali me avionin humbi në orën 20:52 sipas orës lokale – rreth 42 minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Ankarasë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Avioni që po udhëtonte për në Tripoli kishte lëshuar një kërkesë për ulje emergjente përpara se të humbiste kontakti. Mbetjet e avionit u gjetën më vonë në jugperëndim të Ankarasë, dhe regjistruesi i zërit dhe kutia e zezë e tij ishin gjetur.

Një hetim është duke u zhvilluar për atë se çka e shkaktoi aksidentin.

Në një postim në X, Yerlikaya shkroi se policia kishte parë mbeturinat pranë fshatit Kesikkavak, në rrethin Haymana.

Në Libi, Abdul Hamid Dbeibeh, kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNU) të vendit, të njohur ndërkombëtarisht, tha se kishte marrë lajmin për vdekjen e Gjeneral Haddad dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ushtarakë libianë në bordin e avionit.

Kryeministri e quajti atë një “humbje të madhe” për kombin, duke thënë se Libia kishte “humbur burra që i shërbyen vendit të tyre me sinqeritet dhe përkushtim”.

Gjenerali Haddad dhe ekipi i tij kishin qenë në Turqi për bisedime që synonin forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë midis dy vendeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark