Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim për Daut Haradinajn – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim për Daut Haradinajn

    Insajderi
    10 April 2017 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pasi ky i fundit ditë më parë e ka kërcënuar Serbinë me luftë, nëse vëllai i tij Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi.

    Tanin, duke mos e përmendur emrin e deputetit Haradinaj, ka kërkuar hetim ndaj, siç ka thënë, këtij incidenti, dhe ka kërkuar të merren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës.

    “Deklarata e bërë këtë fundjavë nga një parlamentar i lartë i Kosovës, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar me spastrim etnik, është e papranueshme dhe arsye për shqetësim serioz”, ka thënë Tanin.

    “U bëj thirrje të gjithë liderëve përgjegjës për të dënuar këtë deklaratë dhe bej thirrje tek autoritetet gjyqësore për të kryer hetim të nevojshëm të këtij incidenti dhe të marren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Taninit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark