Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat, për të ulur tensionet në terren.
Ziadeh ka thënë se fokusi duhet të jetë tash te normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ziadeh mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen”, thuhet nga shefja e UNMIK-ut.