Raportohet se 160 persona kanë humbur jetën pas shembjes së kulmit të një kishe në jug të Nigerisë.
Drejtori i spitalit të qytetit Uyo, Etete Peters, ka thënë se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shumë mundësi të rritet.
Ai ka thënë se shumica e viktimave ndodhen nëpër murge të qytetit.
Kisha ende ishte në ndërtim e sipër. Shumë besimtarë ishin mbledhur dje për ta zgjedhur peshkopin e ri, kur papritmas kulmi i kishës ishte shembur./Express/