Shembja e dheut zë poshtë punonjësit, humbin jetën dy të rinj në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembja e dheut zë poshtë punonjësit, humbin jetën dy të rinj në Shqipëri

    Insajderi
    10 May 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gramsh, me pasojë në jetë njerëzish.

    Dy të rinj kanë humbur jetën pasi po punonin në vendin ku u shemb masiv i dheut.

    “Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark