Shemi: Bregoviqi thoshte se ka ardhur koha që Jugosllavia të mësojë edhe shqip - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shemi: Bregoviqi thoshte se ka ardhur koha që Jugosllavia të mësojë edhe shqip

    Insajderi
    12 August 2021 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Shemsi Krasniqi, apo i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Natë Vere” në T7, ka rrëfyer gjithë atë që i ndodhi në lidhje me Festën e Birrës në Korçë.

    Ai ka treguar për reagimet e shumta që ka marrë shkaku i pjesëmarrjes së tij në këtë event, ku pas shumë këngëtarëve nga Kosova, edhe ai ka anuluar pjesëmarrjen si pasojë e pjesëmarrjes së këngëtarit nga Serbia, Goran Bregoviq.

    Megjithatë, ai ka sqaruar qëndrimet e tij fillestare, kur deklaroi se këngëtari Bregoviq ishte mik i shqiptarëve.

    “Në vitin 1983 ai e ka publikuar një këngë shqipe. Ka qenë mega-hit. Krejt Jugosllavia e ka kënduar dhe ne e kemi respektuar atë njeri se ka këndu shqip, dhe ka dalë e ka thënë se ka ardhë koha me i mësu disa fjalë shqip krejt Jugosllavia, e tash ai po del kriminel”, është shprehur vokalisti i grupit “Ilirët”.

    Ai ka shtuar se nuk është i informuar se çfarë ka bërë Bregoviq viteve të fundit, por sipas tij, ai po përdoret si instrument për përçarjen e Kosovës dhe Shqipërisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark