Shëndetësia është prioritet i Kosovës, thotë kryeministri Mustafa – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shëndetësia është prioritet i Kosovës, thotë kryeministri Mustafa

    Insajderi
    14 November 2016 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli.

    Kryeministri Isa Mustafa tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.

    Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u bisedua për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

    Me këtë rast, u diskutuan gjerësisht hapat që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark