Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do të shënohet sot edhe në Kosovë përmes disa aktiviteteve të organizuara për këtë ditë,
Në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, do të mbahet takim me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, të udhëhequr nga vetë ata dhe të emërtuar si “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”.
Po ashtu, disa studentë dhe profesionistë të rinj të shkencave mjekësore, do të shpërndajnë brusha dhe pastë të dhëmbëve për fëmijët që lëvizin përgjatë shesheve kryesore në Prishtinë për të shtuar vetëdijen e tyre rreth shëndetit.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
Po në kuadër të kësaj dite, kryeparlamentari Kadri Veseli pret në zyrën e tij një grup fëmijësh me autizëm.