“Mallkimi” i stadiumit Couto Pereira goditi sërish. Në ndeshjen e Coritibas ndaj Chapecoenses, mbrojtësi Jacy Maranhão u bë protagonist i një rasti të pabesueshëm.
Pas shënimit me kokë, Jacy nisi të vraponte drejt fundit të fushës për ta festuar golin, shkruan “Gazeta Express”.
Ai i kaloi tabelat reklamuese të vendosura pas portës dhe, në përpjekje për ta vazhduar festën, i kapërceu barrierat.
Coritiba footballer Jacy Maranhao accidentally jumped into a tunnel while celebrating his goal against Chapecoense in Brazil
— Nomad Damon (@Nomad6548) August 10, 2026
Ironically, VAR later ruled him offside, and the goal was disallowed.#Football #Coritiba #JacyMaranhao #Chapecoense #Brazil #Brasil #Soccer pic.twitter.com/dWGJA6QU2g
Por lojtari nuk e kishte llogaritur se pas tyre ndodhej një gropë e thellë që të çonte drejt tuneleve të dhomave të zhveshjes.
Jacy e humbi ekuilibrin dhe përfundoi në të. Por, për fat të mirë, nuk pësoi lëndime.
Rënia, fatmirësisht, nuk pati pasoja serioze. Jacy u ngrit shpejt, u rikthye në fushë dhe e vazhdoi festimin së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët e Coritibas.
Por vetëm pak çaste më vonë erdhi zhgënjimi i madh: goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu, një festë spektakolare u shndërrua në një episod edhe më të pazakontë, pasi në fund goli nuk u regjistrua.
Pamjet e rënies së mbrojtësit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale.
😳 La surrealista celebración de Jacy Maranhão, futbolista del Coritiba: salta al vacío, cae por el túnel de vestuario, se lesiona y el árbitro le anula el gol pic.twitter.com/k5lKti8PFx
— El Periódico de España (@ElPeriodico_Esp) August 10, 2026
Ajo që e bën historinë edhe më të pabesueshme është fakti se një episod pothuajse identik kishte ndodhur në të njëjtin stadium në vitin 2014.
Atëherë ishte sulmuesi kamerunas Joel ai që e kishte përjetuar të njëjtën situatë.
Pasi kishte shënuar kundër São Paulos, ai i kishte kaluar tabelat reklamuese gjatë festimit dhe kishte përfunduar në të njëjtën gropë.
Dymbëdhjetë vjet më vonë, historia u përsërit në stadiumin Couto Pereira.
Jacy Maranhão tashmë është bërë protagonist i një tjetër kapitulli të çuditshëm të asaj që në Brazil po cilësohet me humor si “mallkimi i Couto Pereira”.