×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Shënoi Ronaldo apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve

    Insajderi
    29 November 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portugalia siguro`i një biletë për në fazën e 1/8-tave të “Katar 2022” teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin e pastër 2-0.

    Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes.

    Por, në lidhje me realizimin e golit të parë nga ana e mesfushorit të Manchester United pati dyshime të mëdha nëse topi u prek apo jo nga Cristiano Ronaldo.

    Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë.

    Është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes.

    Marka e famshme Adidas, që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark