Insajderi
Lajme

Shërben pa folur – roboti kamarier mbërrin në jug të Shqipërisë/Pamje

Insajderi
09 June 2025 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shërben pa folur – roboti kamarier mbërrin në jug të Shqipërisë/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një robot ka nisur punën si kamarier në një kafene në jug të Shqipërisë. Ai po përshkruhet si ‘kamerieri pa fjalë”.

Roboti lëviz mes tavolinave dhe shpërndan porositë pa komunikim verbal, duke sjellë një mënyrë të re shërbimi në zonat turistike.

@a2_cnn Kamarieri "pa fjalë", nis punën në jug #tiktok #a2cnn #like #lajmeshqip ♬ original sound – A2

Kafeneja ndodhet në një nga qytetet bregdetare dhe kjo është hera e parë që përdor një robot për të ndihmuar në shërbim.

Pavarësisht se një risi teknologjike për zonat turistike, roboti-kamarier nuk ka shpëtuar pa komente negative dhe ironi në rrjetet sociale.

“Ky do 7 orë të rrotullohet dhe të sjellë porosinë. Shqiptari nuk duron dot 2 minuta o migo mio!”, shkruan një komentues, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e robotit.

“1 javë do rrijë, do e shohësh tu ngjit Llogaranë dhe ai”, shkruan një tjetër.

Ndërkohë, nuk mungojnë as komentet që e lidhin robotin me problemet klasike të tregut të punës në vend; “Shikoni kur ta lërë punën dhe ky roboti, se nuk do e paguajn!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark