Shërbimet amerikane konfirmojnë se Putin ndërhyri në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shërbimet amerikane konfirmojnë se Putin ndërhyri në zgjedhje

    Insajderi
    15 December 2016 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Provat e grumbulluara nga Inteligjenca amerikane konfirmojnë me një shkallë të lartë sigurie përfshirjen e drejtpërdrejtë të Vladimir Putinit në fushatën për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

    Kjo gjë zbulohet nga “NBC Neës”, që citon burime të Shërbimeve Sekrete me akses tek dosja. Siç mësohet, Putin ka dhënë udhëzime se si të gjendet dhe përdoret materiale i hakuar nga serverët e demokratëve.

    Ajo që nisi si një hakmarrje personale e liderit të Kremlinit kundër Hillary Clinton-it u shndërruar shumë shpejt në një përpjekje të vendosur për të nxjerrë në dritë korrupsionin në politikën amerikane gjatë fushatës elektorale, duke minuar imazhin dhe kredibilitetin e lidershipit të SHBA-së në botë. NBC sugjeron se Putini nuk ja ka falur kurrë Clinton-it, vënien në dyshim të zgjedhjeve legjislative ruse në 2011-n e inkurajimin e protestave në shesh, në kohën kur ishte sekretare e Shtetit.

    Dhe nëse në tetor 17 agjencitë amerikane të Inteligjencës lëshuan një deklaratë përmes së cilës akuzonin Rusinë se qëndronte pas sulmit kibernetik në Partinë Demokratike, tani për herë të parë zbulohen prova të pamohueshme për lidhje mes operacioneve të hakerëve dhe vetë presidentit rus.

    Së fundmi CIA zemëroi presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke ngritur hipotezën se Putini kishte kërkuar me forcë fitoren e republikanit. Një vizion ky që nuk gjeti plotësisht mbështetje tek FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteligjencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark