Shërbimet inteligjente amerikane besojnë se Rusia ka vepruar fshehurazi për të ndihmuar Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Zyrtarët e këtyre agjencive i kanë thënë gazetës New York Times se ata “janë të bindur” për përfshirjen e Rusisë në hakime kompjuterike.
Ndërsa pak kohë më parë, Washington Post ka publikuar një vlerësim të CIA-s, që ka pasu gjetje të ngjashme, shkruan BBC.
Por, ekipi i presidentit të zgjedhur ka mohuar pretendimet e CIA, duke thënë se “këta janë njerëzit e njëjtë të cilët thonin se Saddam Hussein ka pasur armë të shkatërrimit në masë.”
Edhe zyrtarët rusë kanë dematuar këto pretendimet në një numër rastesh.
Presidenti në largim, Barack Obama, kërkoi të premten që të hetohen një seri e sulmeve kibernetike, për të cilat deri më tani është fajësuar Rusia. Hakimet kanë pasur cak e-mailat e Partisë Demokratike dhe të një ndihmësi kyc të candidates Hillary Clinton./Insajderi.com