Insajderi
Biznes

Shërbimet e Google, do të mungojnë shumë në Huawei Mate 30

Insajderi
01 September 2019 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Huawei do ta lansojë me 18 shtator modelin Mate 30, që ka një mungesë shumë të madhe.

Për shkak të ndalesave të mëdha që ia kanë bërë Shtete e Bashkuara, në këtë telefon nuk do të jetë shërbimet e Google, gjë që do t’i mungojë shumë, një telefoni në ditë e sotme, transmeton Telegrafi.

Reuters raporton se në këtë telefon nuk do të jetë Google Play, Gmail dhe Google Maps, aplikacione që janë të domosdoshme për sistemin operativ Android.

Të lansuarit e Huawei Mate 30 në këtë formë, e bënë këtë telefon të padobishëm, kryesisht për ata që kanë llogaritë në shërbimet e Google. Në Kinë, kjo nuk vlenë sepse atje as që hapet Google, ndërsa janë shërbimet tjera si Baidu dhe Youku, për t’i zëvendësuar.

Me gjithë këtë mungesë, Huawei i ka nisur dërgesat e para, mirëpo, nuk dihet nëse do të ketë kërkesë aq të madhe për këtë telefon të zgjuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark