Insajderi
Biznes

Shërbimet “Outsource” zbusin papunësinë në Kosovë

Insajderi
24 July 2019 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendi ynë po ballafaqohet me një shkallë të lartë të papunësisë, në bazë të statistikave të vitit të kaluar numri i papunësisë arrinë në 28% dhe që mendohet të jetë shumë më i lartë.

Mundësitë për të hapur vende pune janë shumë të vogla. Numri i bizneseve të reja që hapen brenda një viti në Kosovë është shumë i vogël, dhe nuk luan rol aspak në uljen e papunësisë.

Kryesisht kafeteri, restaurante, hotele, supermarkete dhe dyqane rrobash janë bizneset më të shumta në vendin tonë.

Viteve të fundit punësimin në Kosovë  e kanë ndihmuar shumë kompanitë që kanë ofruar shërbime nga Kosova për vendet përëndimore, si call center, Web development, IT services e të tjera.

Ndër këto kompani është edhe evroTarget L.L.C. me seli në Prishtinë, e cila merret me kujdes ndaj klientit, shërbimeve inbound dhe outbound. Njëkohësisht edhe me zhvillimin e softverëve të ndryshëm duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar.

Me një fjalë, evroTarget punon që t’ua bëjë punën sa më të lehtë klientëve të saj.

Klientët e evroTargetit janë kryesisht kompani të huaja, që produktet apo shërbimet e tyre i kanë të njohura dhe përdoren ndërkombëtarisht.

Fuqia punëtore e evroTargetit është e përqëndruar në Kosovë. Shërbimet që ofrohen për klientët e tyre kanë të bëjnë kryesisht me informim të klientëve apo shitje e që realizohen përmes thirrjeve telefonike apo email-ave.

Duke pasur parasysh këtë që u tha më lartë, fokusi kryesor i evroTargetit për Kosovën është qëtë bëhet sa më i njohur për tregun Kosovar të punës, si një punëdhënës i devotshëm dhe që i jep rëndësi secilit punëtor individualisht për shkathtësitë që i ka, zgjerimit të kompanisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

evroTarget për shkak të projekteve të shumta që ka me partnerët nga Gjermania, po zgjerohet çdo ditë e më shumë, duke krijuar kështu mundësi të reja punësimi për të gjithë ata që kanë njohuri të gjuhëve të huaja, me theks të veçantë, njohësit e gjuhës Gjermane.

evroTarget ofron kushte të mira pune, me një ambient të përshtatshëm dhe modern, ku përfshihen: stabiliteti kontraktual në respektim të plotë të ligjit të punës, pagë të lartë dhe të rregullt, trajnime brenda dhe jashtë vendit, sigurim shëndetësor, shujtë ditore, e të tjera.

Konform“evroTarget – Agjenda 2020” rritja e planifikuar prej 30% të bashkëpunëtorëve në periudhën 2019-2020 mbështetet me ndërrim të lokacionit dhe përcaktim të një objekti të ri afarist, infrastruktura e të cilit i përgjigjet maksimalisht kërkesave bashkëkohore, me të cilat evroTarget e mundëson për bashkëpunëtorët e saj një ambient modern për zhvillimin e proceseve të ndryshme të punës në kompani dhe fton të rinjtë që zotërojnë një gjuhë të huaj për t’iu bashkangjitur rrugëtimit të suksesshëm.

Zyret e evroTarget ndodhen në Rr. Isa Kastrati, nr. 104, Prishtinë, Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark