×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sherifi: Duke e mbrojtur Mimozën, Kurti po e mbron veten dhe partinë e tij

    Insajderi
    12 July 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar mbrojtjen që sot kryeministrit Albin Kurti ia ka bërë Mimoza Kusari-Lilës për bisedën me Milan Radojiçiqin.

    Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se Kurti e di mirë që nëse fillon t’i dorëzojë vartësit që i bëjnë shërbime dikur i vije radha edhe atij.

    Sipas tij, duke e mbrojtur Kusari-Lilën, Kurti po e mbron veten dhe partinë e tij.

    “Albin kurti nuk është sikur liderët tjerë që saherë kapeshin në flagrancë vartësit e tyre ata i largonin, duke besuar se, duke i sakrifikuar ata, do të shpëtonin veten e tyre. Albin Kurti e di mirë që nëse fillon t’i dorëzojë vartësit që i bëjnë shërbime të tilla sikur ky i Mimoza Kusarit dikur i vjen rradha edhe atij! Prandaj, as nuk kam pritur dhe as nuk pres që ai të dorëzojë Mimozën, sepse duke mbrojtë Mimozën ai mbronë veten dhe partinë e tij!”, ka shkruar Sherifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark