×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi nuk përjashton mundësinë që AAK të shkojë në takimet e Presidentes

    Insajderi
    06 February 2016 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëmarrja në takimin me partitë qeveritare të thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka qenë as në agjendën e bisedës në takimin e sotëm të tri partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, ka thënë Billal Sherifi, sekretar i Nismës.

    Ai ka sqaruar se takimi është mbajtur për të diskutuar përgatitjet për protestën e ardhshme të opozitës të caktuar më 17 shkurt.

    Por, Sherifi nuk ka përjashtuar mundësinë që njëra nga partitë e bllokut opozitar të marrë pjesë në këtë takim, njofton Insajderi.

    “Koha për takime të tilla ka kaluar, por partive opozitare të bashkuar në këtë front i mbetet e drejta secila veç e veç të vlerësojë. Kjo është gjendja”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim, Sherifi ka thënë se nuk i takon atij që të deklarohet për partitë e tjera, por sipas tij, partitë janë të lira të vendosin vetë nëse do të marrin pjesë.

    Ai ka siguruar se në çdo rast, koalicioni opozitar nuk do të thyhet.

    “Nuk thyhet fronti opozitar pa marrë parasysh se si do të veprojnë secila veç e veç,” ka thënë ai.

    Sherifi edhe një herë ka insistuar se do të partia e tij do të merrte pjesë në takimet e organizuara nga presidentja vetëm në rast se do të bisedohej për organizmin e zgjedhjeve të reja.

    “Në rast se presidentja do caktonte një takim ku do të bisedohej për modalitetet e caktimit të zgjedhjeve, datës së zgjedhjeve, mënyrës  së organizimit të zgjedhjeve dhe datës së zgjedhjeve, NISMA është e gatshme të merr pjesë”, ka thënë ai.

     

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark