Çdokush prej nesh në një moment, sidomos kur zgjohemi nga gjumi ka acarim të fytit.Kjo shenjë është sinjali i parë që tregon se po vuajmë nga irritimi i tij, për shkaqe të ndryshme, mes të cilave është edhe gripi. Shkaqet kryesore janë virozat, substancat irrituese, gëlltitja e lëndëve me mentol, cigarja apo kolla e zakonshme.
Ilaçin mund ta përgatisni vetë në shtëpi.
Kripë dhe ujë i vakët
125 ml ujë i vakët dhe 10 gram kripë. Tretni kripën në ujë dhe bëni gar-gar për 10-15 sekonda, derisa gryka të hidratohet totalisht më pas hiqeni ujin nga goja.
Qepë dhe hudhër
250 ml ujë 2 feta qepë e freskët, dhe dy thelpinj hudhër janë përbërësit për këtë recetë. Kur uji të fillojë të zihet hidhni dy fetat e qepës dhe thelpinjtë e hudhrës që i keni grirë më parë. Lëreni për pesë minuta të ziejë e më pas fikni zjarrin. Lëreni të pushojë dhe më pas piheni, por jo shumë të nxehtë sa tu djegë. Do të shihni se irritimi i fytit do të zhduket në pak minuta.
Limon dhe mjaltë
Për këtë recetë duhet lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me mjaltë. Shtrydhni limonin dhe ngroheni në zjarr të avashtë, kur të ngrohet hidhni dhe mjaltin dhe trazojeni me një lugë druri sa të bëhet masë e përbashkët. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë. Pijeni këtë çdo mëngjes, para se të konsumoni vaktin. Përveç pastrimit të fytit, kjo pije ju forcon sistemin imunitar.