Leonora Jakupi thotë se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje
Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.
Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit.
“Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora në “Shiko Kush Luan”.
Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora.
Sipas Blitz.al, kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër.