Sherr në sallën e operimit, kirurgu grushton infermieren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sherr në sallën e operimit, kirurgu grushton infermieren

    Insajderi
    17 May 2017 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje aspak e zakonta ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës.

    Menjëherë pasi paciente është larguar nga salla e operacionit dhe ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij dhe pasi ajo i kthen përgjigje ai i lëshohet duke e goditur për disa sekonda me grushte atë.

    E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre. Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

    Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.

    https://youtu.be/Sz9MZCaxg3o


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark