Interesimin e madh të medieve, ai e ka komentuar si mundësi për të shitur bileta hyrëse nëpër konferenca.
“Gjyqtarët treguan profesionalizëm dhe nder, pavarësisht presioneve politike. Kjo nuk ndryshon mendimin tim për Gjykatën e Hagës, si gjykatë antiserbe dhe instrument i rendit të ri botëror. Më vjen keq, që miqtë e mi dhe Radovan Karaxhiç nuk patën gjyqtarë të ndershëm”, tha Vojislav Sheshel, kryetar i radikalëve serbë.
Gati 13 vite në selitë e Sheveningenit, Sheshel ka fyer shpesh drejtësinë. Është liruar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fuqinë e tij politike e ka treguar më shumë se kurrë.
Partia e tij ngeli jashtë Kuvendit, pasi kumbari i tij Tomislav Nikoliç, tani President, si dhe kryeministri Aleksandar Vuçiç e braktisën sa ishte në Hagë. Sheshel njihet si një nga krerët e lëvizjeve çetnike.