×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheshi Nënë Tereza dekorohet me simbole shtetërore

    Insajderi
    16 February 2016 - 16:08

    Pankartat e vendosura në sheshet kryesore të Prishtinës nga ana e opozitës janë zëvendësuar me dekorime me simbole të shtetit në nderë të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

    Dekorime në të cilat dominon ngjyra e kaltër dhe e verdhë kanë zëvendësuar pankarat që bënin thirrje për protestë, e të cilat u larguan dje nga era e fortë që përfshiu kryeqytetin në mesditë.

    Ato janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, meqë qeverisja lokale e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë një gjë të tillë në dy vitet e fundit.

    Por, edhe pse ishin larguar për shkak të erës, përfaqësues të Vetëvendosjes ishin zotuar se do t’i rivendosnin ato.

    “Banerat janë duke u hequr nga era e madhe dhe nëse vazhdon kjo erë, nuk do t’i rivendosim. Nëse qetësohet atëherë po”, i ka thënë dje Insajderi Frasher Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark