Insajderi
Lajme

Sheshi në qendër të Zagrebit do të mbajë emrin e Nënës Terezë

Insajderi
17 June 2016 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sheshi i qendrës së kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebi, mund të inaugurohet së shpejti me emrin e “Nënë Tereza”. Kjo iniciativë është pjesë e një projekti të madh mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Një numër aktivitetesh pritet të organizohen nga komuniteti shqiptar në Kroaci me rastin e ceremonisë. Kjo iniciativë është mbështetur fort nga kreu i Zagrebit, Milan Bandic, njofton televizioni shqiptar, TV Klan.

Gjatë një takimi me ambasadorin shqiptar në Kroaci, Ilir Melo, ai theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Ndërkohë, të dyja palët kanë vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci për forcimin e lidhjeve të dy vendeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark