Shfajësoi sërish Clintonin, Trump sulmon FBI-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shfajësoi sërish Clintonin, Trump sulmon FBI-në

    Insajderi
    07 November 2016 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më herët, drejtori i FBI-së James Comey, sërish përmes një letre lajmëroi Kongresin se rishikimi i postës elektronike të Clintonit, ose rihapja e hetimit, nuk zbuloi asgjë të re për të ndryshuar përfundimin e hetimeve të verës, pra që Clinton nuk ka bërë asnjë krim.

    Në krahun tjetër të fushatës, Hillary Clinton nuk e përmendi fare shfajësimin e dytë të FBI-së, por ndihmës të saj thanë se janë të lumtur që kjo çështje më në fund u zgjidh. Por kandidati republikan, i cili pak ditë më parë përgëzoi FBI-në për rihapjen e hetimit, nuk ishte aspak dakord me rezultatin e tij.

    Gjatë një mitingu në Detroit, Trump këmbënguli se është e pamundur që FBI-ja të ketë shqyrtuar 650 mijë “e-mail”-e të reja në kaq pak kohë, shkruan Top-channel.

    “Aktualisht Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Sistemi është plotësisht i manipuluar dhe këtë e them prej kohësh. Hillary Clinton është fajtore. Ajo e di këtë, FBI e di këtë dhe populli e di këtë. Tani është në dorën e amerikanëve, që të bëjnë drejtësi me votën e dytë më 8 nëntor”, deklaroi Trump.

    Publikimi i hetimit të ri nga FBI-ja vetëm 11 ditë para zgjedhjeve tronditi jo pak fushatën elektorale, ndërsa ripërtëritja e akuzave ndaj Clintonit konsiderohet gjerësisht si faktori kryesor i përmirësimit të sondazheve për Trump.

    Clinton vazhdon që të ketë një avantazh prej 3 apo 4 pikësh dhe duket se kjo do të jetë diferenca me të cilën dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë do të shkojnë në zgjedhje, pasi zor se ka kohë për sondazhe të reja, që të vlerësojnë ndikimin në publik të shfajësimit të radhës që Clinton mori nga FBI-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark