Insajderi
Lajme

Shifra alarmante – Mbi 12 mijë aksidente për shtatë muaj

Insajderi
29 August 2026 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shifra alarmante – Mbi 12 mijë aksidente për shtatë muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 12 mijë e 446 aksidente trafiku.

Nga këto ngjarje rrugore, 55 aksidente kanë qenë fatale, ku kanë humbur jetën 58 persona. Po ashtu, janë regjistruar mbi 5 mijë aksidente me lëndime, nga të cilat janë lënduar mbi 9 mijë persona, si dhe mbi 7 mijë e 300 aksidente me dëme materiale.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ishte më i lartë, prej 13 mijë e 235 rastesh. Sidoqoftë, atëbotë u shënuan 52 aksidente fatale me 59 persona të vdekur, ndërsa Policia shqiptoi mbi 448 mijë gjoba trafiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark