Insajderi
Lajme

Shiroka-Pula reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan

Insajderi
09 October 2026 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shiroka-Pula reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vdekur një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Presidentja ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke i uruar shërim të shpejtë personit të plagosur.

Ajo tha se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut, duke nënvizuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Presidentja Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, thuhet në reagimin e presidentes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark