Insajderi
Show

“Shite lidhjen tonë…”- Alba nxjerr biseda private me Limin

Insajderi
11 October 2026 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shite lidhjen tonë…”- Alba nxjerr biseda private me Limin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një intervistë e Lim Hotit me Françeska Rrustemin ka rikthyer në vëmendje historinë e tij të kaluar me Alba Pollozhanin, duke ndezur sërish polemika mes ish-partnerëve.

Këtë herë, Alba duket se ka vendosur të reagojë publikisht, duke nxjerrë në pah detaje nga komunikimet e tyre private.

Gjithçka nisi pasi Limi e përshkroi lidhjen mes tyre si një raport që, sipas tij, ishte krijuar për kamerat.

Instagram
Instagram post shared by @topalbania.radio
topalbania.radio

“Albën nuk e kam ish-të dashur, ishte show”, Lim Hoti i prerë: Nuk e konsideroj lidhje! – “Përtej Topit”

Episodin e plotë mund ta shihni në kanalin zyrtar të Top Albania Radio në YouTube; LINK in BIO 👈

#TopAlbaniaRadio #PertejTopit #FranceskaRustem #LimHoti

Pas këtyre deklaratave, Alba publikoi disa biseda që pretendohet se i përkasin muajit mars, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Në mesazhet e bëra publike shfaqen shprehje emocionale, telefonata të shpeshta, e fjalë që Limi i kishte thënë ish-banores së Big Brother Kosova.

Por duket se Alba nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ajo ka lënë të kuptohet se mund të publikojë materiale të tjera, të cilat, sipas saj, zbulojnë momente kur Limi i është lutur dhe ka qarë.

Ndërkohë, në një tjetër reagim që erdhi pak minuta më vonë, Alba iu drejtua sërish ish-partnerit me tone ironike.

Ajo theksoi se nuk ka arsye të frikësohet nga publikimi i materialeve të tjera, duke argumentuar se asgjë nga ato që mund të dalin nuk do ta ndryshojë atë që ka pranuar tashmë hapur.

Përmes deklaratave të saj, Alba duket se kërkon të tregojë se nuk ka çfarë të fshehë, teksa hedh dyshime mbi versionin e historisë që ka paraqitur Limi.

Sipas saj, e vërteta mund të dalë në shesh me kalimin e kohës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark