×
  • Sport
  • Sport

    Shiten të gjitha bileta për ndeshjen e Al-Nassr, mirëpo Ronaldo nuk do të….

    Insajderi
    04 January 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Arabisë Saudite ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes së nesërme ndaj Al-Ta’ee.

    Daily Mail, ka zbuluar se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë është zyrtarizuar tek skuadra arabe, nuk do të mund të debutojë.

    Arsyeja e mos debutimit të tij është përshkak se ishte i dënuar për 2 ndeshje moslojë në kohën sa ishte tek Manchester United, shkruan arbresh.info.

    37-vjeçari  gjobit me 50,000 £ dhe u pezullua për dy ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë më 17 nëntor.

    Dënimi i CR7 erdhi pasiqë portugezi kishte goditur një tifozë në dorë, i cili dëshironte të bënte një fotografi me Ronaldo, andaj Federata e Futbollit të Anglisë nuk u tregua aspak tolerante në këtë aspekt.

    Ndërsa klubi Al-Nassr, ka bërë të ditur se të gjitha biletat për 28 mijë ulëseve te stadiumit të tyre, tashmë janë shitur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark