Insajderi
Show

“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”- Eskalon debati mes Krisës dhe Xhenetës në studio

Insajderi
31 March 2025 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”- Eskalon debati mes Krisës dhe Xhenetës në studio
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “E Diell” mes ish-banores së Big Brother VIP Albania, Krisa Çaushit dhe Xheneta Fetahut.

Ato janë përplasur me tone të larta duke shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.

Gjithçka nisi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një diskutim të tensionuar, i cili shpejt eskaloi në një shkëmbim të ashpër fjalësh.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një moment, modelja iu drejtua Krisës me fjalët: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua”.

Nga ana tjetër, Krisa nuk e kurseu duke i thënë: “Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”.

Foto: Screenshot/Instagram

Xheneta në ndërkohë këto kohë ka dhënë deklarata të shumta sa i përket banorëve të Big Brother.

Ajo po flet akoma për Gjestin, lojën e tij në shtëpi si dhe raportin me Egli Takon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark