×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shitësja e veshjeve kombëtare për dukjen e Lugatit: Gjysmë njeri gjysmë dreq, na ka ofendu

    Insajderi
    08 February 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dukja e Lugatit në prime-in e fundit të Big Brother Vip Kosova, mori mjaft komente, shumica prej të cilave ishin negative.

    Disa janë ndjerë edhe të ofenduar nga ai kombinim me të cilin u rikthye në shtëpinë e Big Brother, Lugati.

    Dita Zeneli e cila prej vitesh merret me punimin e veshjeve kombëtare, e komentoi veshjen e Karricës si “katastrofë”, ajo tha se me këtë veprim është ndjerë i ofenduar.

    “Shumë katastrofë ka qene, ështw ofendim i madh, qysh ashtu a spo kan qysh tjetër a , na me vite te tëra mundohemi me rujt traditën po jo kështu shumë keq. Kjo ndikon shumë keq tek ne që kemi bërë punime me vite të tëra, na ka ofendu, nuk ka pas nevoje me bo kështu, u dasht normal me u vesh”, tha Zeneli për Insajderin.

    E njëjta madje tha se Lugati i dukej “gjysmë njeri dhe gjysmë dreq”.

    “Ai për mendimin tim, nuk është dok si njeri, gjysmë njeri e gjysmë dreq, ska ku shkon ma keq se qashtu. Nuk e di çka mendon me arritë me at gjest”, tha ajo tutje.

    E pyetur nga Insajderi në lidhje me prezentimin e veshjes kombëtare nga modelja Roksana Ibrahimi e cila ka përfaqësuar Kosovën në kompeticionin më të madh të bukurisë.

    Zeneli tha se edhe në atë rast nuk ka prezantuar asgjë nga tradita shqiptare, ajo më shumë ishte zhveshje sesa zhveshje sipas saj.

    “Ajo nuk ke veshje, ajo ke pothuajse zhveshje e plotë, se kuptoj çka po bëjnë me këto sene, s’është traditë e shqiptarit duhet veshjen taman ose hiq mos u vish”, tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark