Shitet për 22 milionë dollarë ferma Neverland e Michael Jackson - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shitet për 22 milionë dollarë ferma Neverland e Michael Jackson

    Insajderi
    25 December 2020 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferma Neverland, e yllit të ndjerë të popit Michael Jackson, i është shitur një investitori miliarder për një të katërtën e çmimit të saj fillestar.

    Rob Burkle, një ish mik i Jackson, e bleu së fundmi pronën në Los Olivos të Kalifornisë. Ai pagoi 22 milionë dollarë, për Neverland – raporton Wall Street Journal, duke cituar të dhënat publike dhe tre persona në dijeni të marrëveshjes. Prona prej 1100 hektarësh fillimisht kishte dalë në shitje për 100 milionë dollarë, në 2015. Që atëherë, Neverland, në veri të qytetit Santa Barbara, ka hyrë dhe dalë nga tregu, e listuar për herë të fundit me çmimin më të ulët prej 31 milionë dollarësh. Jackson e kishte blerë për 19.5 milionë dollarë Neverlandin të cilit ai i vendosi emrin e një ishulli imagjinar ku fëmijët nuk rriteshin kurrë, bazuar në historinë e Peter Panit.

    Këngëtari i The Thriller, e bleu atë në 1987 dhe ajo u bë shtëpia e tij gjatë kulmit të famës së tij. Ai e shndërroi fermën në një kompleks argëtimi duke ndërtuar një kopsht zoologjik dhe një park lojërash ku rregullisht ai argëtonte fëmijët dhe familjet e tyre.  Në vitet 1990-2000, Neverland u vendos në qendër të disa hetimeve për akuzat për shfrytëzim seksual të minorenëve në adresë të këngëtarit. Në 2005, jackson, u gjykua dhe akuza për abuzim me një 13 vjecar në fermë, u rrëzua. Ai nuk u kthye kurrë më në Neverland. Katër vite më pas, në qershor 2009, Jackson vdiq në një tjetër shtëpi të tij në Los Angeles, pas një arresti kardiak të shkaktuar nga një overdozë droge.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark