Shkak nënkryetari Shpëtim Zhegrova, VV nis procedurat për shkarkimin e kryesues në Vushtrri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkak nënkryetari Shpëtim Zhegrova, VV nis procedurat për shkarkimin e kryesues në Vushtrri

    Insajderi
    16 January 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka nisur procedurat për shkarkimin e kryesues së Kuvendit Komunal të kësaj komunë.

    Sipas njoftimit kjo po bëhet për shkak se nuk është mbrojtur ligjshmëria nga kryesuesja ku para tre muajsh ishte votuar në Kuvend Komunal për asamblist të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

    “Procedura për shkarkim është inicuar pasi që as pas 3 muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullorës së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të Komunës, nuk është ndërrmarur as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës”, thuhet në njoftim.

    Kjo iniciative për shkarkimin e saj është mbeshtetur nga 1/3 e asamblistëve.

    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

    Kujtojmë se para tre muajve nënkryetari i Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova që vije nga radhët e PDK-së, ka urdhëruar një asmbliste të partisë të votojë në emër të dy asamblistëve të tjerë, shkruan Insajderi.

    Nënkryetari Zhegrova e kishte detyruar një asambliste të PDK-së të votojë në emër të atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë. Në emër të Arlind Gogollit dhe Lorik Maxhunit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark