×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Votimi i dyshimtë – Nënkryetari biznesmen i Vushtrrisë urdhëron asamblistën e PDK-së

    Insajderi
    28 October 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veprime të jolegjitime janë vërejtur gjatë mbledhjes së djeshme në Kuvendin komunal të Vushtrrisë. Nënkryetari i kësaj komune, Shpëtim Zhegrova që vije nga radhët e PDK-së, ka urdhëruar një asmbliste të partisë të votojë në emër të dy asamblistëve të tjerë, shkruan Insajderi.

    Nënkryetari Zhegrova e ka detyruar një asambliste të PDK-së të votojë në emër të atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë. Në emër të Arlind Gogollit dhe Lorik Maxhunit.

    Edhe një gjest tjetër i dyshimtë është vërejtur teksa nënkryetari dëgjohet duke e detyruar edhe asamblistin e PDK-së, Mentor Hasani që fletëvotimin ta fut në kuti të votimit.

    Veprimet e tij jo legjitime të biznesmenit Zhegrova i gjeni nga minuta 1:29.

    Me 20 dhjetor të 2021-ës, Shpëtim Zhegrova u emërua nënkryetar i komunës së Vushtrrisë nga ana e kryetarit, Ferit Idrizi.

    Zhegrova është një figurë njohur e Degës së PDK-së në Vushtrri.

    Vite më parë Zhegrova ka mbajtur pozitën e kryesusit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë kur në qeverisje ishte PDK me kryetar Bajram Mulakun.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark