Insajderi
Lajme

Shkak pagat, RTK vazhdon grevën e përgjithshme

Insajderi
25 November 2025 - 08:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkak pagat, RTK vazhdon grevën e përgjithshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës do vazhdojnë grevën e përgjithshme edhe gjatë ditës së sotme, si shkak i mosmarrjes së pagave.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ketë ndërprerje totale të punës në të gjitha departamentet e transmetuesit publik.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i ka njoftuar punonjësit se prej sot do të mbahen greva dyorëshe para objektit të radios, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga institucionet.

Ata theksojnë se të drejtat e punëtorëve janë të garantuara me ligj dhe se mungesa e pagesave po e vë në rrezik funksionimin normal të institucionit.

“Sindikata mbetet e hapur për dialog të sinqertë e të përgjegjshëm, duke kërkuar nga menaxhmenti dhe institucionet relevante të ndërmarrin hapa urgjentë për të garantuar stabilitet financiar, kushte të dinjitetshme pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të RTK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark