Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar falimentimin e shumë bizneseve dhe nga kjo është prekur edhe këngëtarja me famë botërore, Rihanna.
Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht, ndaj do të mbyllet gjatë javës së ardhshme.
Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brendi në distancë, një brend luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.
Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.