×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, asamblisti i LDK-së: Dorëheqje joparimore e qesharake

    Insajderi
    27 June 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu e ka quajtur “qesharake” dhe “joparimore” dorëheqjen e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina nga subjekti politik LDK.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë subjekti politik nuk ka pse të mbajë individë që “tradhtojnë vullnetin e partisë të tyre”, postim i cili vjen edhe pak largimit të Kupinës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

    “Në seancën e fundit të jashtëzakonshme, ndodhën ngjarje të pazakonta. Zoti Kupina dha dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por nuk dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit komunal, duke bërë dorëheqjen e tij joparimore dhe qesharake në të njëjtën kohë. Sot, Zoti Kupina u shkarkua me shumicë votash nga posti i kryetarit të kuvendit. Si parti fituese e zgjedhjeve komunale, ne nuk kemi arsye të mbajmë në pozitë njerëz që tradhëtojnë vullnetin e qytetarëve dhe të partisë. Arsyet e veprimeve individuale le të mbeten në ndërgjegjën personale, e përgjegjësinë e shkarkimit të tij e mbajmë ne që kujdesemi që vullneti qytetar nuk tjetërsohet per asnjë çmim!”, ka shkruar ai.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar kryesuesin e saj, Fehmi Kupina.

    Me 27 vota për dhe 1 kundër, është miratuar propozimi për shkarkim të Fehmi Kupinës nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.

    Pjesëmarrës në votim qenë PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark