Shkarkimi i Visar Korenicës, deklarohet Eman Rrahmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkarkimi i Visar Korenicës, deklarohet Eman Rrahmani

    Insajderi
    12 November 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i partisë në pushtet, Visar Korenica, është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur dje.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë Korenica. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.

    Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil”, ka thënë ai gjatë ditës.

    Për shkarkimin është deklaruar Eman Rrahmani.

    Deputet i Kuvendit, e ka cilësuar si jo demokratik shkarkimin e Korenicës për shkak të qëndrimit të tij kundërshtues ndaj projekt-kodit civil.

    Rrahmani theksoi se kjo ngjarje do të humbasë më së shumti vetë Lëvizja Vetëvendosje, pasi, sipas tij, Korenica është dpeutet e aktivist shembull.

    Shkarkim jo demokratik, ku nga kjo më së shumti do të humbë Lëvizja VETËVENDOSJE! Visari është deputet e aktivist shembull!”, deklaroi Rrahmani për Nacionalen.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark