Shkarkohen afër 3 mijë gjyqtarë e prokurorë në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohen afër 3 mijë gjyqtarë e prokurorë në Turqi

    Insajderi
    16 July 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet turke kanë shkarkuar nga detyra rreth 2745 gjyqtarë, raporton NTV në Turqi, duke cituar një vendim nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe i Prokurorëve (HSYK).

    Gjithashtu agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” shkruan se edhe pesë anëtarë të HSYK-së, bordit më të lartë gjyqësor në Turqi, janë hequr nga puna.

    Sipas mediave turke, vendimi është marrë nga trupa që mbikqyrin gjyqtarët e prokurorët. Takimi ishte mbajtur për të diskutuar masat disiplinore kundër atyre që mendohet se kishin lidhje me organizatorin e grushtit të shtetit Fetullah Gulen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark