Insajderi
Lajme

Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë

Insajderi
11 July 2025 - 17:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë.

Zyra për Media e Policisë së Kosovës, tha se Kapiten Faik Jahmurataj është emëruar Komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë.

Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është emëruar në pozitën e re në Qendrën Rajonale Operative në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark