Shkarkohen mbi 7 mijë policë në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkarkohen mbi 7 mijë policë në Turqi

    Insajderi
    14 July 2017 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të një vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit, autoritetet turke shkarkuan më shumë se 7 mijë policë, punonjës të ministrive dhe akademikë.

    Shkarkimet e reja janë pjesë e fushatës madhore të qeverisë së Rexhep Taip Erdoganit, për spastrimin e institucioneve shtetërore, përfshirë sistemin e drejtësisë, atë arsimor dhe policinë, pas trazirave të vitit të kaluar.

    Në 15 korrik të 2016-ës pjestarë të ushtrisë tentuan të përmbysnin regjimin, duke bombarduar godinat qeveritare e duke hapur zjarr ndaj civilëve. Mbi 250 vetë mbetën të vrarë në trazirat që sipas autoriteteve turke, u orkestruan nga kleriku me bazë në SHBA, Fetullah Gylen.

    Shkarkimet e fundit u vendosën me një dekret në 5 qershor, por u bënë publike vetëm të premten. Sipas tij, punonjësit janë njerëz që kanë vepruar kundër sigurisë së vendit, ose janë pjesë e një organizate terroriste, shkruan Top-channel.

    Deri më tani autoritetet kanë shkarkuar më shumë se 150 mijë zyrtarë dhe kanë arrestuar 50 mijë pjestarë të ushtrisë, policisë e sektorëve të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark