Mediat e huaja kanë raportuar se që nga mëngjesi i sotëm ka filluar shkelja e parë e armëpushimit të artilerisë në Aleppon Lindore.
Si pasojë e thyerjes së rregullave të këtij vendimi, kanë mbetur të plagosur pesë persona civilë. Të plagosurit menjëherë kanë kërkuar që në urgjencë të trajtohen në kirurgji ndonëse kushtet për kurim, janë tejet të vështira.
Ushtria siriane do të rifillojë me operacionet e saj ushtarake në Aleppo, pasi që rebelët kanë shkelur këtë armëpushim, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes Ruse.
Marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia kishte hyrë në fuqi të martën në mbrëmje. Ajo është dashur të përfshijë evakuimin e deri në 5.000 njerëzve në provincën Idlib e mbajtur nga rebelët.
Është e paqartë nëse evakuimet janë duke vazhduar, shkruan Independent.