Shkelja e premtimeve valë pas vale- Bordi i Kurtit nxjerrë në privatizim edhe 19 prona shoqërore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelja e premtimeve valë pas vale- Bordi i Kurtit nxjerrë në privatizim edhe 19 prona shoqërore

    Insajderi
    24 June 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.56. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

    Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

    Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

    Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark