Shkelje në regjistrin civil në Gjilan, një person ndalohet nga policia pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelje në regjistrin civil në Gjilan, një person ndalohet nga policia pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

    Insajderi
    22 April 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, tha se ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë një person është arrestuar.

    “Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil. Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt”., thuhet ne njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark