Insajderi
Sport

Shkëlqen Amir Rrahmani, Napoli vazhdon me fitore në Serie A

Insajderi
26 October 2024 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkëlqen Amir Rrahmani, Napoli vazhdon me fitore në Serie A
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Napolti ka shënuar fitore minimale ndaj Lecce me rezultatin 1:0, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Një paraqitje tejet pozitive pati mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan Indeksonline

Rrahmani u vlerësua me notën e lartë, 8.2 në këtë ndeshje sipas faqes së njohur “Sofascore”.

Mbrojtësi “dardan” bllokoi tre goditje nga kundërshtarët, fitoi shtatë duele në ajër nga tetë tentime.

Preku topin 80 herë dhe bëri tri topa të gjatë nga katër tentime.

Kujtojmë që golin e fitores për ekipin e Antonio Contes e shënoi, Giovanni Lorenzo, i cili në fund u shpall “njeriu i ndeshjes”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark