Insajderi
Sport

Shkëlqeu në Botëror me Spanjën, Unai Simon shpallet portieri i vitit

Insajderi
26 October 2026 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkëlqeu në Botëror me Spanjën, Unai Simon shpallet portieri i vitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Unai Simón është shpallur fitues i çmimit për portierin më të mirë të vitit 2026 në ceremoninë e Topit të Artë.

Portieri spanjoll ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të Spanjës në Kupën e Botës këtë verë, duke luajtur çdo minutë të kampanjës dhe duke pësuar vetëm një gol.

Simón gjithashtu vendosi një rekord të ri, duke arritur në 650 minuta radhazi pa pësuar gol në Kupën e Botës.

Në vitin 2024, ai kishte përfunduar i dyti në garën për këtë çmim, pas argjentinasit Emiliano Martínez, por këtë herë arriti ta fitojë trofeun.

Fituesit e mëparshëm të çmimit, i njohur më herët si “Trofeu Yashin”:

2026: Unai Simón
2025: Gianluigi Donnarumma
2024: Emiliano Martínez
2023: Emiliano Martínez
2022: Thibaut Courtois
2021: Gianluigi Donnarumma
2019: Alisson.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark