Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i së ndjerës Donjeta Pajizataj, në një intervistë për Insajderin ka komentuar vendimin e Gjykatës për lirimin e Naser Pajazitajt.
Teksa ka thënë se kjo u përjetua rëndë nga familja ai shtoi se do të ndjekin rrugët ligjore përsëri.
Ai tha se është i zhgënjyer me funksionimin e Drejtësisë.
Pajazitaj tha se ka shumë prova që nuk janë marrë parasysh duke u nisur nga videoja të cilën ai e publikoi ku shihej Naser Pajazitaj duke gjuajtur me armë në një aheng.
Gjithashtu, ai tha se edhe deklarata e vajzës së Pajazitaj ka qenë e ndryshme nga ajo që Pajazitaj deklaronte.
Intervista e plotë: