×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Shkëlqimi dhe rënia e Zylos së LSI-së

    Insajderi
    26 July 2022 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekriminalizimit, për të garantuar standardin e zgjedhjeve të ardhshme.
    Është një detyrim i të gjitha forcave politike për të garantuar qytetarët për çdo post publik.
    Procesi i dekriminalizimit do t’u japë angazhim të gjithë aktorëve për reformën në drejtësi”.

    Kështu shprehej Ilir Meta në kohën që ishte kryetar Kuvendi dhe drejtues i LSI-së.

    Nga dekriminalizimi janë këputur disa zyrtarë, të cilët kishin ndryshuar emrat pasi ishin dënuar për krime të ndryshme jashtë vendit dhe nuk i kishin deklaruar.

    Por, Meta, duket se kur flet për dekriminalizim e ka për të tjerët dhe jo për vete apo partinë ku u kthye pas mbarimit të mandatit si President.

    Një ditë më parë, LSI-së ia ndryshoi emrin duke e quajtur “Partia e lirisë”.

    Njollat që mbart LSI-ja që ndryshe njihet si partia e inceneratorëve nuk mund t’i pastrojë “Partia e Lirisë”.

    Por, shoku Zylo i LSI-së, në rënie, kërkon shkëlqimin e dikurshëm.

    Vetëm se këtë radhë shkëlqimin nuk mund t’ja kthejë PL-ja. Ndërrimi i emrit me të njëjtën fytyrë, nuk i çbën bëmat e mëhershme.

    LSI ka vulën për korrupsion, për abuzim me institucionet që kanë zaptuar më herët, për vjedhje të zgjedhjeve dhe shumë zyrtarë të saj kanë përfunduar në qeli.

    Është një armatë e tërë e LSI-së, ish-drejtorë të Metës-Zylo, që janë hetuar dhe dënuar.

    Por drejtuesi i LSI-së, që e la fronin për të “shkëlqyer” si President ka shpëtuar deri më tani nga drejtësia.

    Tashmë i rënë, me një parti me katër deputetë, njëri prej tyre vetem me 362 vota, me një parti që nuk i beson më askush, thotë se është gati të japë jetën.

    Nuk bën dot pa karrigen e pushtetit, dhe të gjitha bëmat e LSI-së, zgjodhi t’i emërtonte si PL, që zili këtë emër mund t’ia kishin vetëm partizanët në kohën e luftës.

    Ky është Iir Meta, shoku Zylo i kohëve moderne, që siç thotë populli “turpin e ha me bukë dhe një gotë verë pas”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark